Teuta humb një titullar para Ventspilsit, mesfushori i ardhur me bujë dëmtohet!

Teuta luan nesër një ndeshje mjaft të rëndësishme, ku durrsakët synojnë kualifikimin në Kupat e Europës ndaj letonezëve të Ventspils, ndonwse një javë më parë janë mundur 3-0. Një rezultat që jep pak shpresë, e megjithatë, në Durrës do të guxojnë!

“Djemtë e Detit” para ndeshjes me Ventspils kanë marrë një lajmë jo të mirë, sa i përket një prej lojtarëve cilësorë të ardhur me bujë në merkaton e para Europës. Bëhët fjalë për Blagoja Todorovskin, mesfushorin me eksperiencë që është lënduar dhe nuk do të jetë nesër.

Takimi Teuta-Ventspils starton në orën 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

E.S./Vipsport.al/