Teuta fiton miqësoren e tretë, nesër kthehet në Durrës

Teuta ka luajtur sot miqësoren e radhës në përgatitoren Bullgare, në kuadër të përgatitjeve që durrsakët janë duke zhvilluar për Kupat e Europës dhe sfidës së parë me Ventspils. Teuta ka afro dy javë që stërvitet, ndërsa testin e sotëm durrsakët e kanë fituar 0-2 ndaj ekipet të Septemvri Sofia.

Për ekipin e Teutës kanë shënuar Kallaku që në minutën e parë të testit dhe në të 76-tën ka dyfishuar Tomsilav Bushiç për skuadrën durrsake.

Kjo ishte miqësorja e katërt për skuadrën e Teutës, që ka fituar pak ditë më parë me Akademija Pandev të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, si dhe me Karianën, ndërsa u mund nga Botev Vratza në sfidën e parë miqësore në tokën bullgare.

Por, ajo që duhet theksuar është se performanca e skuadrës durrsake ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa afrimet e merkatos janë harmonizuar mjaft mirë me pjesën tjetër të skuadrës.

E.S./Vipsport.al/