Teuta dorëzon listën në UEFA, nuk ka surpriza nga trajneri Shkëmbi

Teuta do të luajë në turin e parë të Ligës së Europës përballë letonezëve të Ventspils, aty ku bregdetarët do të synojnë që të kalojnë në turin e dytë. Kundërshtari i Teutës, nuk është një emër i ri në Shqipëri, pasi sezonin e kaluar luajti ndaj Luftëtarit, duke e turpëruar në debutimin Europian.

Sakaq, klubi bregdetar ka dorëzuar në UEFA listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e turit të parë dhe nuk ka surpriza në listë. Megjithëse në UEFA nuk është publikuar ende lista e dorëzuar, “VipSport.al” ka zbuluar listën me futbollistët që Shkëmbi do të ketë në dispozicion. /VipSport.al/

Lista:

Portierë: Isli Hidi, Bobi Çeleski

Mbrojtës: Renato Arapi, Tefik Osmani, Silvester Shkalla, Fabio Beqja, Rustem Hoxha, Blajgo Todorovski, Alexandros Koura

Mesfushorë: Roni Gashi, Ledio Beqja, Lancinho Sidibe, Albano Aleksi, Sherif Kallaku, Gerhard Progni, Arlind Kalaja, Lorenco Vila

Sulmuesa: Tomislav Bushiç, Darko Nikaç