Tërbuni zyrtarizon tre talente, pukjanët nuk ndalen në merkato

Tërbuni ka qenë një nga ekipet më aktive në merkaton e Kategorisë së Parë. Ditën e sotme, drejtuesit e skuadrës së Tërbunit kanë bërë pjesë të skuadrës tre futbollistë të rinj të talentuar  që vijnë nga ekipet e moshave të kryeqytetit.

Kështu, Serxhio Tabaku dhe Redi Veriu që kanë dalë nga moshat e Tiranës, apo dhe Aldo Selencia kanë nënshkruar kontratën dhe sezonin e ardhshëm do të mbajnë veshur fanellën pukjane.

Të tre lojtarët kanë qenë gjatë këtyre ditëve në testim nga trajneri Kërnaja që i ka ndjekur edhe vjet lojtarët.

Në ditët në vijim pukjanët kanë planifikuar miqësore, e ndërkohë që do të afrojnë edhe disa lojtarë të tjerë, madje edhe me eksperiencë nga Kategoria e Parë dhe Superiorja në të shkuarën.

 

E.S./Vipsport.al/