Teqja: Nuk jam i qartë si e pësuam golin, tani do shoh projektin e Kukësit

Mbrojtësi i Kukësit, Olsi Teqja, ka deklaruar pas ndeshjes se ekipi ishte pa fat në këtë ndeshje ndaj Debrecenit por të paktën kjo do i shërbente ekipit për të bërë më mirë. Në RTSH, ai deklaroi se tani do të ulej me klubin të diskutonte për të ardhmen.

“Mendoj se luajtëm drejt lojën, ishte ndeshje e vështirë, zbatuam me përpikëri atë që na tha trajneri para ndeshje. Futbolli është çështje fati, pjesa e parë ishte shumë e mirë, pro ulëm ritmin se është e vështirë ta mbash për të 90 minutat. Bëmë ndeshje të mirë, na vlen për të ardhmen.

Nuk jam i qartë ende si e pësuam atë gol, pavëmendje apo rreshtim i gabuar. Do ta analizojmë, gjithë ajo lodhje na shkoi dëm.

Patëm raste e bëmë volum loje, edhe dëmtimi i Cuculit na pezmatoi pak, se është shumë i rëndësishëm. Ato raste do i zgjidhim me kujdes dhe me 2-0 do të ishte ndryshe situata.

E ardhmja? Unë kam kontratë me Kukësin, nuk e di se çfarë politike e synimi ka Kukësi, do të shoh projektet që ka. Pastaj merkato ka të papritura”, tha Teqja. /vipsport.al/