Telashe për ish-sulmuesin e Juventusit, policia i heq patentën

Telashe në horizont për ish-sulmuesin e Juventusit, David Trezege. Francezi është ndaluar nga policia në gjendje të dehur teksa ishte duke ngarë makinën. Trezege, i cili tashmë është ambasador i Juventusit në botë, kishte marrë pjesë në një banket me mikun e tij German Kamoranezi, edhe ky një ish-lojtar i Juventusit.

Por, si të mos mjaftonte fakti se kishte kaluar limitin e lejuar për të drejtuar makinën, Trezege ka kundërshtuar policinë, teksa nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit. Mësohet se ish-lojtari i Kombëtares franceze i është drejtuar policisë se testin do ta bënte pas një ore, ndërsa ndër të tjera i ka fyer edhe mbi çështjen e përfitimeve financiare, duke iu drejtuar se ata nuk fitojnë as dy mijë euro në muaj.

Një veprim i rëndë nga ana e Trezege, i cili në fakt ka një tjetër imazh dhe gjatë karrierës së tij si futbollist nuk ka qenë i përfshirë në skandale. Ndërkohë, 41-vjeçarit i është tërhequr leja e qarkullimit si masë për teprimin me alkoolin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/