Te Torino të gjithë para televizorit, sonte do të shohin Kukësin

Skuadra e Torinos vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, të cilin do ta fillojë me pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Ekipi italian u përfshi në këtë aktivitet pas përjashtimit të Milanit, por duket se kërkon me çdo kusht që të ecë sa më shumë në turne pasi ka grumbulluar që në ditët e para lojtarët kryesorë që t’i ketë të gatshëm.

Rrugëtimi i tij fillon në turin e dytë të Ligës së Europës ku kundërshtarë të mundshëm kanë Kukësin, nëse arrin të kalojë Debrecenin në ndeshjen e kthimit. Italianët nuk ia lënë asgjë rastësisë, por duan që të jenë gati në çdo eventualitet të mundshëm.

Kësisoj, sipas mediave italiane, trajneri Maxarri ka planifikuar që në orën 20:00 të rreshtojë të gjithë ekipin para televizorit në hotel për të parë takimin që luhet në “Elbasan Arena”, nga i cili do të dalë kundërshtari i tyre i mundshëm, Italianët janë treguar shumë të kujdesshëm, pasi përtej rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë për hungarezët, kanë ardhur edhe në Elbasan për të parë kushtet e stadiumit ku mund të luajnë nëse Kukësi do të arrijë të përmbysë rezultatin e duelit të parë. /vipsport.al/