Taulant Seferi prezantohet te skuadra e re, këtë vit do të luajë në elitë

Taulant Seferi do të luajë një tjetër vit i huazuar nga skuadra e Jang Bojs, në mënyrë që të shohë fushën e lojës rregullisht. Klubi nuk ka arritur që të shesë dy sulmuesit titullarë dhe për këtë arsye ka menduar që më mirë për futbollistin shqiptar do të ishte të gjente një ekip ku të shprehte rregullisht në fushë talentin e tij,

Për këtë arsye, sot është arritur marrëveshja e huazimit të tij, këtë herë në një klub të elitës dhe jo në kategorinë e dytë, si vitin e kaluar. Seferi i është bashkuar për një sezon ekipit të Ksamaksit, i cili është në rindërtim të plotë pasi ka larguar pjesën më të madhe të lojtarëve të edicionit të kaluar pasi me ta rrezikoi rënien nga kategoria,.

Pritet që Seferi të ketë një rol qendror me klubin e ri dhe të luajë më në fund rregullisht në kampionatin zviceran, për të treguar se e meriton edhe një ftesë nga kombëtarja shqiptare, të cilët e priste që pasi kishte filluar të shkëlqente me Vintertur në kategorinë e dytë zvicerane. /vipsport.al/