Tare në Madrid për të zhbllokuar merkaton, takohet me agjentin portugez

Merkato e Lacios për momentin ka mbetur në vendnumëro. Drejtuesit e kryeqytetasve po mundohen të shesin me çmimin e duhur Milinkoviç-Saviç, teksa për mesfushorin ka interesim nga PSG dhe Mançester Junajtid.

Është pikërisht Saviç, i cili do të lirojë më pas bardhekaltërit për të lëvizur, teksa do të sigurohen financat prej largimit të serbit. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare së fundmi ka udhëtuar drejt Madridit për t’u takuar me agjentin, Horge Mendez, teksa menaxheri portugez mund të ketë këshillat e duhura për të marrë maksimumin nga shitja e Milinkoviç.

Pasi për momentin, asnjë nga klubet e interesuar nuk prek shifrën e 80 milionë eurove që presidenti Lotito pretendon. Por, ndërkohë në bisedimet me Mendez, Tare do të flasë edhe për spastrimet nga skuadra. Në këtë mënyrë, bisedime e drejtorit shqiptar me Mendez, mund t’i japin shtysë lëvizjeve finale të klubit kryeqytetas në Itali.