Tallja e Rumenige: Nuk e di nëse Pep di gjithçka që ndodh në klubin e tij

Te Bajern Mynih nuk heqin dorë nga Leroi Sane, edhe pse Pep Guardiola e ka cilësuar futbollistin gjerman pjesë të planeve të tij dhe se nuk do të lëvizë nga Anglia. Bavarezët duket se vazhdojnë ta shohin atë si objektiv të së ardhmes e për këtë arsye kanë vazhduar negociatat për lojtarin, edhe pse çmimi që i ka vendosur Mançester Siti prej 120 milionë paund duket i papërballueshëm.

“Nuk dua që të raportoj gjëra për lajme, nëse kemi gjë për të zyrtarizuar, do ta bëjmë. Por nuk do të pritni edhe shumë”, tha Bekenbauer për “The Sun”.

“Nuk di të them nëse Pep di gjithçka që ndodh në klubin e tij”, ishte thumbimi i tij ndaj ish-trajnerit të bavarezëve për komentet se Sane ishte i paprekshëm në radhët e kësaj skuadre. “Të presim e shohim se çfarë ndodh”, deklaroi ai.

Leroi Sane ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij e për momentin refuzon rinovimin me klubin anglez. Kjo ka shtyrë Bajernin që të hidhet në sulm për të siguruar firmën me të, duke parë se kohët e fundit, lojtari nuk po luan aq rregullisht sa do të dëshironte. /vipsport.al/