Talentet e Vllaznisë largohen, Edi Martini akuzon ashpër drejtuesit!

Talentet e Vllaznisë largohen dhe duket se po “shpërthejnë” në skuadra të tjera, ndërkohë që në Shkodër marrin rumunë, afrikanë apo dhe brazilianë anonimë. Këtë e konstatojnë edhe ish-lojtarë apo ish-drejtues ndër vite të skuadrës së Vllaznisë.

Edi Martini, një nga ata që i kanë dhënë shumë Vllaznisë, në futbollin ee luajtur dhe jo vetëm, pasi ka mësuar nga postimi i futbollistit të ri, Shimaj që ai prezantohet te Besa. Ka shpërthyer në lum akuzash për drejtues aktualë. Madje dhe duke i quajtur ordinera!

Nuk është rasti i parë për këtë sezon, pasi pak ditë më partë janë larguar edhe Qardaku, Ndreca e Hoxha. E tashmë vjen Shimaj që lë Shkodrën për Besën e Kategorisë së Parë. Nesër mund të ketë të tjerë…! Ja postimi që ka bërë pak më parë në profilin e tij në “Facebook”, Edi Martini:

E.Saliu/Vipsport.al/