Takaj pas vendimit: I shokuar, e kanë kthyer në personale!

Më në fund ka ardhur edhe reagimi pas vendimit të KAS-it dhe është pikërisht presidenti i skuadrës së Skënderbeut, Ardjan Takaj. Nuk është ndier aspak mirë, por në një prononcim që ka dhënë për “Panorama Sport”, Takaj ka folur për vendimin që sipas tij është i padrejtë.

Por, jo vetëm kaq, “bosi” i korçarëve i siguron të gjithë tifozët se do të vazhdojë që të financojë për skuadrën dhe një ditë do të ketë drejtësi në lidhje me këtë çështje: “Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje”.

“Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, – ka thënë presidenti i Skënderbeut.

/Vipsport.al/