

Liga e Kampioneve ka dhuruar mjaft rezultate surprizë në turin e saj të parë dhe sfidat e sotme e kanë konfirmuar këtë, me ndeshje të cilat i kanë dhënë suksesin ekipeve jofavorite për të vazhduar më tej në aktivitet.
Pas barazimit pa gola të ndeshjes së parë, Riga shihej favorite për t’u kualifikuar përballë Dundalk, por ekipi i Herdi Prengës, i ndëshkuar me të kuq, u eliminua falë penalltive. Gjuajtjet nga pika e bardhë kanë eliminuar edhe kampionen e Sllovakisë, Slovan Bratislava, e cila është ndalur përballë Sutjeskës.
I papritur eliminimi i Ludogorets përballë Ferencvarosh të ringjallur, ndërsa Bate Borisov ka kaluar mes shumë vështirësish në fushën e polakëve të Piast Glivice.
Falë këtyre rezultateve, tashmë dihen edhe çiftet e turit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampioneve që do të përcaktojnë rrugëtimin drejt fazës në grupe të turneut. /vipsport.al/
Rezultatet
Riga-Dundalk 0-0 (4-5 P)
AIK-Ararat Armenia 3-1
Karabak-Partizani 2-0
Rosenborg-Linfilld 4-0
Ludogorets-Ferencvarosh 2-3
CFR Kluzh-Astana 3-1
Piast Glivice-BATE 1-2
Maribor-Valur 2-0
Sutjeska-Slovan Bratislava 1-1 (3-2 P)
Sëlltik-KF Sarajevo 2-1
Turi i dytë
CFR Kluzh-Makabi Tel Aviv
BATE-Rosenborg
TNS-Kopenhagë
Ferencvarosh-Valeta
Dundalk-Karabak
Saburtalo-Dinamo Zagreb
Sëlltik-Nome Kalju
Crvena Zvezda-HJK
Sutjeska-APOEL
Maribor-AIK
Viktoria Plzen-Olimpiakos
PSV Eindhoven-Bazel
more recommended stories
VIDEO / Zhoao Feliks gabon shumë, Atletiko ndalet përsëri e rrezikon Europën
Atletiko Madrid ka hedhur një tjetër.
Mendja te Champions, Ajaks mundet në shtëpi pas dy vitesh
Merr fund ecuria pa humbje e.
Interi nuk ia del dot ndaj Romës, kryesimi përsëri në rrezik
Roma ka ndalur marshimin e Interit.
De Biazi si Reja, mbron Ançelotin: Nuk është se u budalleps nga një moment në tjetrin
Pak javë në parë Edi Reja.
Leave a Comment