Sulmuesi që u promovua me bujë te Skënderbeu përfundon në ligën e 3 në Rumani!

Skënderbeu vazhdimisht në vitet e fundit ka promovuar disa talente afrikanë nga Nigeria. Një prej tyre është edhe Xhefri Çarls Chinedu, sulmuesi 21-vjeçar shtatlartë që ka qenë huazuar në disa skuadra, si në Kategorinë e Parë, ashtu edhe në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, aty ku dy vite më parë spikati si shënues, ndërsa edicionin e shkuar me Rabotniçkin shënoi vetëm 1 gol.

Por edhe pse shihej si një sulmues me perspektivë, duket se nigeriani nuk ka preferuar që të rikthehet më në Shqipëri, madje ai është bërë pjesë e skuadrës së ligës së tretë rumune, AFC Turris Oltul.

Kujtojmë që në verën e shkuar, për sulmuesin nigerian janë interesuar edhe skuadra të Superiores dhe të kategorisë së Parë në Shqipëri, por çuditërisht nigeriani këtë verë pas aventurës dy vjeçare me Rabotniçkin ka preferuar ligën e 3 në Rumani.

E.S./Vipsport.al/