

Xhakomo Vrioni është bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Çitadelës në Serinë B. Sulmuesi i Kombëtares, sezonin e kaluar ishte pjesë e Venecias, por pasi përfundoi huazimin u rikthye te klubi që zotëron kartonin e tij, Sampdoria. Në sezonin e kaluar, 20-vjeçari u aktivizua në 24 paraqitje me Venecia, duke shënuar edhe një gol.
Ndërkohë, Sampdoria dhe Çitadela prej disa ditësh kishin nisur bisedimet për transferimin e Vrionit, teksa në ditën e sotme gjithçka ka përfunduar sipas parashikimeve dhe sulmuesi është zyrtarisht lojtar i Çitadelës.
Njoftimin zyrtar e ka bërë klubi i Çitadelës, nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa Vrioni ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore, ndërsa do t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit për stërvitjen e pasdites. Kështu, Vrioni përgatitet të nisë aventurën me skuadrën e re, ndërsa Çitadela mund t’i japë minutazhin e duhur për të shprehur potencialin e plotë në fushë. /Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Peposhi: Partizani e di kush është Bylisi, na bën punë vetëm fitorja
Ardit Peposhi ka folur për “Rtshsport”.
Marantas kërkon fitoren: Nga suksesi me Vllazninë nis ngjitja e Luftëtarit
E mori drejtimin e skuadrës së.
Rashica dhe golat për Shqipërinë: Lumturi dhe trishtim, situatë dramatike. Ndihmova edhe unë
Milot Rashica ka qenë ndër ata.
Rroca i bindur: Kukësi synon 3 pikët ndaj Tiranës
Eduart Rroca, një nga lojtarët e.
Leave a Comment