Sulmi i Vatës ndaj Skënderbeut: Viktimë e sistemit që ndërtoi, turp që mundohen të justifikohen

Rudi Vata, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, mendon se dënimi i Skënderbeut është një lajm i mirë për futbollin shqiptar. Në “Rubrika Sportive”, ai tha se korçarët nuk duhej të justifikoheshin por të shihnin për të ardhmen.

“Shteti shqiptar në përgjithësi është i korruptuar se gjithë institucionet janë të tilla, nuk ka si të mos jetë futbolli. Duke qenë çdo gjë e korruptuar, këto njerëz kanë përfituar dhe janë bërë pjesë e futbollit . Skënderbeu është bërë viktimë e sistemit që ndërtoi vetë. Ata që e kanë ndërtuar, e kanë ndërtuar me një qëllim që janë të paprekshëm e të pakapshëm. Ata nuk e kanë kuptuar siç kuptohet e luhet siç duhet, futbolli nëse e dhunon të dënon, gjithsekush në jetë merr atë që meriton, askujt nuk i hahet haku. Sponsori i Skënderbeut foli si politikanët shqiptare për t’i mbushur mendjen se jena burra të mirë dhe e kemi çuar vendin para, në vend që të ishte kohë reflektimi, të kuptojë ku gabuam. Në vend që të gjejmë një model të shëndetshëm. Flasim për paratë e Skënderbeut po u bë në mënyrë artificiale një gjë fantastike.

Dervishi është një figurë që për mendimin tim, nuk është i përlyer në korruptive, nuk i ka dal emri. Si shqiptar duhet të jemi krenar për të. Mua më vjen turp për dënimin që ka marrë Skënderbeu, ndaj këtyre njerëzve që janë mësuar të mos jenë askush në jetë e futboll, por në situata politike të Shqipërisë kanë bërë bingo. Nëse do të ishte futboll normal e i drejtuar normalisht, këto njerëz as nuk do të shkelnin në futboll e Federatë, nuk do i linin as në dyert e stadiumeve. Në një kohë kur flasim që largohet Frashëri, flasim për persona që na tregojnë historitë e Nastradinit, sikur njerëzit nuk kuptojnë se çfarë bëhet. Nuk ka shqiptar që nuk e di se çfarë ndodh me futbollin, ndeshjet e shitjet, se sistemi ynë është jo për të mbajtur fshihet, por jemi krenarë për atë që kanë gabuar. Skënderbeun nuk e  urrej se është emër i madh, është i heroit më të rëndësishëm, por mënyrën sesi mundohen t’i mbulojnë gjërat të shiten si njerëz të pastër prej qiellit, ndërkohë që ka marrë një dënim që nuk ka ekzistuar më parë.
As kryeministri nuk del të thotë që ky është turp që këto gjëra të mos na ndodhin. Këtu është listuar si normale, hajde se jemi mësuar me këto histori. Është e dhimbshme dhe e turpshme dhe turp për këto njerëz që merren me justifikime e jo për të marrë përgjegjësi të nxjerrësh konkluzione. Nuk është se të bie kush kot në qafë, këtu kanë dalë në konkluzione njerëz të specializuar për të kuptuar si funksionojnë. Shqiptarë kujtojnë që janë bërë të shkathët, po vjen dita e ngushtohet laku. Për mua është lajm i mirë për futbollin shqiptar që të kuptojnë që nuk mund të funksionojë kështu”, tha Vata. /vipsport.al/