Strakosha nis nesër sezonin, portieri hedh pas krahëve problemin në tendinin e Akilit

Tomas Strakosha do të nisë ditën e nesërme përgatitjet për sezonin e ri. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë vuajti në fundin  sezonit të kaluar një problem në tendinin e Akilit. Problem i cili e la jashtë ndeshjeve të Shqipërisë në muajin qershor, megjithatë mesa duket dëmtimi është hedhur pas krahëve.

Për shkak të dëmtimit, Strakosha është detyruar të nisë me një javë vonesë edhe përgatitjet me Lacion, megjithatë ditën e nesërme portieri do të kryejë vizitat mjekësore, për t’iu bashkuar më pas bardhekaltërve.

Edhe gjatë pushimeve, 24-vjeçari ka ndjekur një regjim strikt, teksa ka pasur ushtrime specifike për të kaluar sa më parë problemin. Ndërkohë, për momentin stërvitja do të jetë e diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, megjithatë duket i sigurt riaftësimi i tij deri në startin e Serisë A.

/Egi Çabeli-VipSport.al/