“Stop pushimeve, na pret një punë e gjatë dhe e vështirë për Superioren”

Tërbuni ka nisur sot përgatitjet duke lënë mënjanë pushimet. Me thuajse pjesën më të madhe të lojtarëve që e ngjitën si kampionë në Kategorinë e Parë, pukjanët synojnë që këtë sezon të bëjnë surprizën e madhe dhe pse jo të ngjiten edhe më sipër, pra në Superiore.

Trajneri Oltion Kërnaja, njihet si mjaft punëtor, apasionant por edhe punon me baza didaktike apo metoda modern, ndërsa ia synon që në skuadër të afrojë sa më shumë lojtarë të talentuar si dhe 2-3 lojtarë me eksperiencë edhe në Superiore madje.

“Stop pushimeve, na pret një punë e gjatë dhe e vështirë”, – ka postuar në profilin e tij në “Facebook” trajneri i skuadrës së Tërbunit. Pritet që radhët e skuadrës të shtohen dita-ditës, ndërsa skuadra fillimisht do të përgatitet në kryeqytet, e më pas do të grumbullohet për një fazë me program special në qytetin e Pukës.

E.S./Vipsport.al/