Starova: Luajtëm më mirë se kundërshtari, guxojmë në Izrael!

Sulejman Starova tregon sekretin se si skuadra e tij arriti që të përballojë mjaft mirë në ndeshjen e parë një kundërshtar potencial si Hapoeli, me kualitete por edhe me një buxhet shumë herë më të lartë se kurbinasit. Por, pas ndeshjes për “Rtshsport”, trajneri Starova ka pohuar: “Jam i kënaqur nga loja dhe them se luajtëm më mirë se kundërshtari. Po të ishim me fat për të shfrytëzuar rastet mund të bënim mirë. Është skuadër me talente dhe nxjerr golin nga individi. Bëmë lojë të mirë dhe u kënaqën të gjithë. ishte barazim jo i merituar për kundërshtarin por ky është futbolli. Nuk duhet të humbitnim sekonda aspak”.

Fati

Sipas trajnerit të Laçit, skuadra ka pasur mundësi që të shënonte, por ka qenë e pafat: “Një herë me Xhixhën apo Shehun kishim mundësi të dilnim tek për tek. Punuam dhe besuam se do t’i kapnim ato. Nëse i gjej pikë të dobët, është qendra pasi dy lojtarë duheshin të markonin. Goli i pësuar ishte meritë e tyre pasi skuadra ishte e rreshtuar mirë”.

Kualifikimi

“Do bëjmë lojën tonë pasi nuk kemi çfarë ndryshojmë. Kemi 25 futbollistë me konkurrencë. Isha përgatitur për emra të ndryshëm dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të marrë maksimumin. Duhet të bëjmë të njëjtën mënyrë loje dhe të shpresojmë për rezultat pozitiv”.

Rezultati

“Një gol jashtë fushe të penalizon. Luajtëm pak më mirë por lamë terren. Kishim mundësitë tona por ky është realiteti dhe këto janë mundësitë. Kualifikimi me rezultatin 1-1 është favorit dhe në Ber Sheva, por ne nuk kemi çfarë humbnim. Shpresoj që lojtarët të jenë në të njëjtën fuqi dhe do të guxojmë, futbolli prandaj është i bukur”, – tha trajneri i Laçit, Sulejman Starova pas ndeshjes së parë të Kupave të Europës.

E.S./Vipsport.al/