Starova: Bëmë ndeshje të mirë, por rezultat të keq. Asnjëherë kaq nxehtë sa këtu

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, në konferencën e sotme për shtyp, ka deklaruar se ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij ishte përballur me Hapoel Ber Sheva në ndeshjen e parë, por i zhgënjyer nga rezultati i asaj ndeshje.

“Kur kishim shortin e dinim qe Hapoel ishte favorit dhe ishte ekipi më i vështirë. Ishim të të pafat për të luajtur me të, por nga ana tjetër është kënaqësi të luash me një skuadër të tillë të mirë . E njohim shumë mirë skuadrën që kemi përpara, tani dhe atë të rezultateve në grupet e Ligës së Europës. Kemi parë shumë ndeshje të Hapoel dhe mendoj se kemi zhvilluar ndeshje të mirë në të parën. Ishte një ndeshje që e filluam mirë se shënuam të parët. Ishte ndeshje e mirë por jo rezultat i mirë për ne” tha ai.

Ndërkohë, një nga vështirësitë sipas trajnerit ishte ajo e të nxehtit ekstrem me të cilin është përballur ekipi në Izrael. “Një nga vështirësitë tona janë kushtet atmosferik. Edhe në Shqipëri është nxehtë, por jo si këtu sot> Shpresojmë që nesër në dark diçka të ndryshoje”, tha Starova. /vipsport.al/