Spinacolën e grabisin sa mbërrin në Romë, drejtori: Nuk e ka kuptuar si funksionon këtu…

Leonardo Spinacola është transferuar te Roma me dëshirën për t’u bërë protagonist i menjëhershëm te verdhekuqtë duke gjetur ato minuta që i mungonin te Juventusi. Por për momentin, mbrojtësi ka gjetur vetëm makinën e thyer dhe se i mungonte një çantë.

Aventura e tij në klub ka filluar në mënyrën më të keqe, pasi në ditën prezantimit para mediave, ai ka zbuluar se ishte bërë objekt i një grabitjeje. “Që kur kam mbërritur në Romë nuk kam parë ndryshime të mëdha mes saj dhe Juventusit sa i përket organizimit. E vetmja gjë është që më kanë thyer makinën dhe më kanë vjedhur çantën e shpinës”, tha ai gjatë konferencës së sotme.

Drejtori sportiv, Petraki, ndërhyri menjëherë për të ”justifikuar” në mënyrë të çuditshme atë që ka ndodhur e duke “fajësuar” lojtarin. “Duhet të zgjohet pasi nuk mund ta lërë në pamje të dukshme ne ndenjëse, nuk e ka kuptuar ende se si funksionojë gjërat këtu…” tha ai, praktikisht duke e bërë të mirëqenë faktin se nëse harroje çantën në sedijen e parë të makinës, ishte normale që ta vidhnin. /vipsport.al/