Solskjaer sqaron çështjen Pogba: Jemi Mançesteri dhe nuk shesim, nuk më intereson menaxheri

Mançester Junajtid ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në konferencë për mediat, ka dalë trajneri Ole Gunar Solskjaer. Tekniku i “djajve të kuq” u nda te sezoni i ardhshëm dhe merkatoja e verës, ku çuditërisht, për Junajtidin ka më shumë spekulime për largime sesa për afrime.

Pogba është për momentin emri më i nxehtë që po lakohet pasi e duan Reali dhe Juventusi. Megjithatë, duket se Junajtid nuk ka në plan të heqë dorë nga ai, madje Solskjaer shprehet se Junajtid nuk do të shesë asnjë futbollist.

“Me aq sa di unë, nuk ka oferta për asnjë futbollist. Jemi Mançester Junajtid dhe nuk shesim, edhe pse ky është biznes. Pogba nuk ka qenë kurrë shqetësim pasi është profesionist dhe krenar për veten. Nuk do të flas për çfarë Pogba apo agjenti i tij thonë pasi nuk më intereson aspak. Ka kontratë këtu dhe kurrë nuk e ka vënë veten larg Junajtidit. Menaxherët flasin gjithë kohë, megjithatë për derisa nuk ka ofertë nuk më intereson”, u shpreh Solskjaer. /Erjon Allaraj-VipSport.al/