Skuadra ra në të parën, por “yjet” i duan ekipet më të mira të elitës

Kastrioti i sezonit të shkuar ishte padyshim surpriza më e bukur në elitë, sidomos për futbollin që dhuroi në gjysmën e dytë të garës, duke mbajtur kampionatin të hapur dhe në “ankth”, e sidomos betejën për mbijetesë.

Në Krujë ndonëse nuk ja dolën që të mbijetonin, duke e humbur betejën vetëm në 180 minutat e fundit, duket se kanë afirmuar disa futbollistë që më parë nuk i njihte askush, ose kanë qenë normale. Patrik Bardhi e Julian Shehu, Lukman Husein, apo Henri Okebuku, apo dhe portieri Çekrezi e Boyom. Pa harruar Erald e Taulant Marku…!

Të gjithë në kontratë dhe të dëshiruar nga ekipet më të mira në elitë. Partizani, Skënderbeu, laçi, Teuta, qëndrojnë në radhë, por duhet që të vijë më parë miratimi i drejtuesve krutanë që kanë edhe kartonët e  lojtarëve duke qenë se janë nën kontratë…

E.S./Vipsport.al/