Situatë qesharake në Itali, përjashtohet sërish Palermo dhe rikthehet skuadra e Vrionit

Futbolli italian po kalon një moment të çuditshëm duke qenë se pak javë më parë, u përjashtua nga Seria B skuadra e Palermos. Shkak [për këtë ishin bërë disa falsifikime letrash me të cilat, synohej të kalohej pronësia në një tjetër pronar.

Sakaq, ky vendim u kthye pas nga apeli dhe Palermo u fal duke i hequr 20 pikë nga tabela e klasifikimit dhe duke e lënë sërish në Serinë b. Pas këtij vendimi për të rikthyer Palermon, u penalizua Venecia e cila ra nga kategoria pasi humbi në “Play Off” ndaj Salernitanës, duke bërë që skuadra te e cila luante Vrioni, të zbriste në Serinë C.

Sot ka dalë një tjetër vendim dhe është sërish Palermo ajo që e ka pësuar. Skuadra italiane është përjashtuar nga Këshilli Federal i Federatës Italiane të Futbollit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë C, duke e ringjitur sërish në B ekipin e Venecias. Tashmë, mbetet të shihet nëse do të ketë sërish lëvizje të tilla apo do të lihet kështu. /Erjon Allaraj-VipSport.al/