

Ky sezon për Sindri Gurin do të jetë i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Futbollisti ka një tjetër shans për të treguar se mund të luajë në nivele të larta e po kërkon me çdo kusht që të fitojë hapësirën e tij te Ostende, ku në edicionin e parë nuk ishte rendimentin që priste.
Futbollisti po mundohet në çdo mënyrë që të fitojë besimin edhe të trajnerit e stafit të ri që është afruar në klub pas “revolucionit” të plotë që ndodhi me ndryshime si në sferat drejtuese, ashtu edhe në bordin teknik në klubin e Ostende. Me sa duket, Guri po arrin ta shfrytëzojë këtë mundësi që i është shfaqur, pasi po aktivizohet e çfarë është më e rëndësishmja, po gjen shpejt edhe rrugën e rrjetës.
Kjo ka ndodhur në miqësoren e sotme që skuadra e tij ka luajtur ndaj Zylte Vargem, në Holandë ku po zhvillojnë fazën përgatitore të dy klubet belge. Ai shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 56 të ndeshjes, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide ndërsa gjeti për herë të parë rrjetën në këtë sezon në ndeshjet e fazës përgatitore që po zhvillon klubi. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
VIDEO / Surpriza për dy djemtë që i shpëtuan tragjedisë në Thumanë, takojnë Ronaldon e Bufon
Pak momente gëzimi për Aurelin dhe.
“Lutuni për Shqipërinë”, java në kampionatin rumun nis me parullën e solidaritetit
Ndeshjet e javës së 20 në.
Sejdini: Partizani-Kukësi për titull. Bylisi i dha bukuri Superiores, bravo Skënderbeu
Faruk Sejdini, ish-trajner në shumë skuadra.
Leave a Comment