Siguruan mbijetesën në limite, Turbina afron dy lojtarë që kanë luajtur në Superiore!

Më në fund, skuadra e Tubrinës së Cërrikut ka filluar që të lëvizë në merkato. Mateus Levendi dhe Albi Koldashi janë dy afrimet më të fundit të cërrikasve. Duhet theksuar, se si: Koldashi ashtu edhe levendi kanë provuar që të jenë pjesë e skuadrave të Tiranës dhe Kukësit në Superiore.

Cërrikasit, ndryshe nga një vit më parë kur patën shumë probleme, në financa por edhe në organizim këtë vit nisin përgatitjet më herët. Madje do të mbajnë edhe pjesën kryesore të lojtarëve të sezonit të shkuar.

Në Cërrik do të synojnë që të ndërtojnë një ekip simpatik, madje këtë javë që vjen skuadra do të zbresë në fushë, k,u do të ketë edhe disa prirje të tjera mjaft cilësore.

Drejtuesit cërrikas kanë si synim që të testojnë edhe disa lojtarë të huaj mjaft cilësorë.

E.S./Vipsport.al/