Shpresat, miqësore luksi me Francën dy ditë para Kombëtares A

Muaji shtator do të shohë në veprim si përfaqësuesen shqiptare A, ashtu edhe atë U21, por kjo e fundit ka një datë të lirë për të zhvilluar miqësore, pasi në kalendarin e UEFA-s për Europianin e kësaj grupmoshe, ka të planifikuar vetëm një sfidë me Austrinë,

FSHF, duke shfrytëzuar kontaktet e vazhdueshme që ka me Francën, pasi do të udhëtojë atje në shtator për përplasjen e ekipeve A, ka arritur të sigurojë një miqësore luksi për kuqezinjtë e Alban Bushit. Kështu, është vendosur që më datë 5 shtator, në Amiens, të luhet një përballej mes këtyre dy skuadrave, për të parë gjendjen e skuadrave.

Shqipëria U21 ka zhvilluar një miqësore me Francën edhe në qershorin e vitit 2017, ku u mund 3-0 në “Selman Stërmasi” nga ekipi francez.  Katër ditë pas miqësores së këtij shtatori, kuqezinjtë do të luajnë kundër Austrisë në vendin tonë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Europianit. /vipsport.al/