Shoferi i humb rrugën Debrecenit në Elbasan, trajneri: Më mirë se në Korçë, atje ishte e tmerrshme

Peripeci e vogël për skuadrën e Debrecenit në udhëtimin e saj drejt Elbasanit ku do të luajë ndeshjen kundër Kukësit, të vlefshme për turin e parë të Ligës së Europës. Ekipi hungarez ka mburritur sot të mërkurën në drekë në Elbasan, por nuk e ka pasur shumë të thjeshtë të përfundojë në hotelin që kishte prenotuar në qytet. Kjo pasi shoferi i autobusit është ngatërruar dy herë radhazi në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit.

Gazetarët që kanë shoqëruar ekipin hungarez në këtë vizitë në Shqipëri, kanë përshkruar edhe këtë udhëtim paksa të veçantë që kanë bërë në raportimet e tyre në vendlindje. “Shoferi i autobusit të Kukësit ishte konfuz në një qytet të panjohur dhe pajisja që kishte për navigacionin e la në mëshirë të fatit atëherë kur i duhej më shumë. Situata u bë e dyshimte kur ai mori të njëjtin drejtim në të njëjtin rrethrrotullim dy herë.

Për herën e dytë, ai iu kthye ndihmës nga njerëzit në vend të asaj që merrte nga telefoni dhe gjeti personin e duhur te pronari i një Mercedesi në anë të rrugës. Personi i sjellshëm e tregoi me mirësjellje drejtimin duke ecuri me makinë i ndjekur nga autobusi dhe brenda një minute, automjeti u ndal para hotelit të prenotuar në Elbasan”, shkruhet në mediat hungareze për këtë episod.

Në fakt, hungarezët e Debrecenit ishin shfaqur të shqetësuar sapo kishte dalë në pah problemi i parë, duke kujtuar rrugëtimin e tyre të mëparshëm në vendin tonë, kur kishin shkuar në Korçë për të Luajtur me Skënderbeun në Ligën e Kampioneve. Milosh Erdelyi, ishte edhe atëherë trajneri i portierëve të Debrecenit dhe kujtoi për mediat hungareze udhëtimin drejt jugut të Shqipërisë.

“Na u deshën 4 orë për të shkuar në Korçë, ku na pritën në një hotel të tmerrshëm”, tha ai duke kujtuar vizitën e vitit 2012. “Po mundohem të kujtoj gjëra të këndshme për atë udhëtim, por e vetmja që më kujtohet është se kafja ishte e shijshme”, tha ai. Këtë radhë, askush nuk kishte pasur kundërshtime nga radhët e hungarezëve. Fraza “hotel i mirë, ushqim i mirë” nga kapiteni i tyre, i ka vënë vulën çdo gjëje. /vipsport.al/