

Shkëndija nuk ia ka dalë të triumfojë në ndeshjen e parë të Europa League, përballë skuadrës nga Luksemburgu të Dudelanzh. Tetovarët u dorëzuan teksa u mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-2. Tashmë, ditën e nesërme Shkëndija do të provojë përmbysjen në transfertë edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë për Kampionët e Maqedonisë së Veriut për t’ia dalë mbanë.
Megjithatë, besimi në grupin e lojtarëve nuk mungon, ndërsa ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Gledi Mici shprehet se në Luksemburg shkojnë për të përmbysur disavantazhin. “ Jemi këtu në Luksemburg për të synuar të përmbysim rezultatin e ndeshjes së parë dhe të kualifikohemi në xhiron e tretë të Europa League.
Kemi dy ditë për akomodim, besojmë se jemi të aftë të përmbysim rezultatin negativë dhe jam i sigurt se secili lojtar që do të jetë në fushë do të japë më të mirën nga vetja për të realizuar atë që kërkon nga ne stafi teknik”, u shpreh Mici.
/Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Jo vetëm derbi i kryeqytetit, këtë javë luhet edhe derbi i Myzeqesë. Lushnja fton tifozët, të ardhurat për bamirësi
Kategoria Superiore do ta përqendrojë vëmendjen.
VIDEO/ Partizani ndez derbin përballë Tiranës: Kampionët gati për të sunduar sërish kryeqytetin
Të premten luhet në impiantin e.
Njoftimi i çuditshëm i Tiranës, në programin e derbit përfshihet edhe largimi i Ahmataj
Tirana luan këtë javë derbin kundër.
Gjimshiti konfirmohet titullar i padiskutueshëm, Gasperini i jep besim në ndeshjen më të rëndësishme
Atalanta do të zbresë sot në.
Leave a Comment