Shkëmbi: I kemi idetë e qarta, shkojmë në Letoni për rezultat pozitiv

Teuta beson se mund të kaloj turin përballë Ventspils në Ligën e Europës dhe kjo kuptohet qartësisht nga fjalët e trajnerit Bledi Shkëmbi. Tekniku i cili ka përjetuar shumë sfida ndërkombëtare gjatë viteve si futbollist, por debuton në një të tillë në karrierën në pankinë ndaj letonezëve, thekson se ekipi është përgatitur mirë për duelin e të enjtes.

“Mendoj se kemi krijuar një ide mbi pikat e forta të ekipit kundërshtar por edhe të dobëta. Shpresoj që në këtë ndeshje të bëjmë maksimumin, ato gjëra që kemi punuar, për ekipin tonë e kundërshtar”, tha ai për RTSH ku siguroi se tashmë ka një ide mbi skuadrën që do të hedhë në fushë dhe detajet e vogla do të përcaktohen vetëm në ditën e fundit.

“Ndoshta një pikëpyetje e vogël do ta vendosim para ndeshjes, duke parë gjendjen fizike të lojtarëve,. Por në përgjithësi mendoj se kemi vendosur se çfarë do të bëjmë. Personalisht e mendoj që do të ishte njëlloj edhe sikur të luanim këtu të parën. Ne atje do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë, të marrim rezultat pozitiv që në ndeshjen e kthimit, me pak fat, të marrim një kualifikim”, tha Shkëmbi. /vipsport.al/

more recommended stories