Shkëlqeu në Serinë D, Sasuolo kthen në skuadër mbrojtësin e Shqipërisë U19

Një tjetër lojtar shqiptar mund të gjejë hapësira në Serinë A në këtë sezon, edhe pse në moshë shumë të re. Kristian Shiba, mbrojtësi 18-vjeçar i përfaqësueses U19 të Shqipërisë, i është bashkuar përsëri skuadrës së Sasuolos e cila e kishte dërguar për të bërë eksperiencë në Serinë D në edicionin e fundit.

Shiba kishte spikatur me moshat e Sasuolos dhe për këtë arsye mbrojtësi i djathë u huazua një vit te Sanxhiusteze në Serinë D. Përgjigja që mori Sasuolo ishte shumë pozitive, pasi Shiba luajti rregullisht, due ezbritur në fushë në 34 ndeshje në edicionin e fundit me fanellën e kësaj skuadre.

Kësisoj, klubi i Serisë A vendosi ta kthente nga huazimi lojtarin, duke e regjistruar me ekipin e të rinjve, por duke e pasur prioritet për skuadrën e të rriturve me të cilën pritet që ai të stërvitet rregullisht.

Shiba është grumbulluar në muajin maj me përfaqësuesen U19 për të luajtur dy ndeshjet ndaj Kosovës dhe pritet që në shtator e tetor të jetë përsëri pjesë e grumbullimeve para se të shpallet lista për pjesëmarrjen në Europianin e kësaj grupmoshe. /vipsport.al/