Shkëlqeu në Botëror me gola, Real Madridi interesohet për sulmuesen shqiptare

Pak ditë më parë, u zhvillua Kupa e Botës për femra ku arriti të triumfonte ekipi i Amerikës, duke mundur në finale Holandën. Sakaq, pjesë e këtij Botërori, ishte edhe Suedia, e cila në përbërje ka edhe një futbolliste shqiptare, e cila është edhe më e dalluara te Suedia.

Kosovare Asllani arriti të shënonte 3 gola duke bërë që shumë klube të nisin interesimet për shërbimet e saj. Mediat suedeze, raportojnë se edhe Real Madridi po kërkon shërbimet e Asllanit dhe vetë dëshira e saj është që të luajë në një kampionat më të madh dhe me një skuadër me emër.

Pak ditë më parë, ajo mbylli aventurën e saj me Linkopingun dhe tashmë është një lojtare e lirë, duke i hapur derë një transferimi të mundshëm në Madrid. Ditët në vijim, pritet që Asllani të marrë edhe një vendim në lidhje me të ardhmen e saj dhe të zgjedhë skuadrën e re te e cila do të luajë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/