Shkarkohet legjenda që donte Shqipëria si trajner: I paaftë, nuk është për këtë punë

Aventura e Klarens Sedorf në Afrikë nuk ka shkuar aspak mirë, duke qenë se legjenda holandeze është shkarkuar nga posti i trajnerit. Pak muaj më parë, ai vendosi të pranonte ofertën e Kamerunit, duke pranuar edhe objektivat e vëna nga Federata por aventura e tij ka zgjatur pak dhe mund të konsiderohet e dështuar.

Vetë ministri i sporteve në Kamerun, ka dalë në komunikatë për shtyp dhe ka njoftuar për shkarkim e Sedorf, duke e konsideruar si të paaftë për këtë punë. Ai shton se është konsultuar edhe me presidentin e Federatës para se të merret vendimi për ta larguar.

“Çështja në lidhje me Sedorfin është e qartë për të gjithë. Nuk besoj se ka një përgjigje për rinovimin duke parë të gjitha situatat që janë krijuar dhe mirëmbajtja e skuadrës më duket diçka problematike. Kam folur me presidentin në lidhje me dispozitat e kontratës, pasi ekipi ynë Kombëtar ka bërë një loje monotone, jo efikase dhe të lexueshme lehtë.

Nuk kemi një lider real dhe eliminimi nga Kupa e Afrikës, ka vërtetuar paaftësinë e trajnerit tonë duke mos arritur të mbajë grupin dhe disiplinën. Kështu, arritëm në përfundimin se ai nuk është për këtë punë”, u shpreh ministri në lidhje me shkarkimin e Sedorfit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/