Shehu: Tirana ka problemin më të madh me bankat, më erdhi keq si u trajtua Liga

Fation Shehu, botues i Vip Sport, ka shpjeguar mënyrën se si klubet shqiptare operojnë me borxhe prej shumë milionash duke vazhduar të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar. Në “Rubrika Sportive” ai ka komentuar vendime të fundit të Komitetit Ekzekutiv për t’i dhënë afat klubeve që të shlyenin borxhet e tyre, e duke treguar si është vepruar deri tani.

“Bënë të kundërtën e asaj që u kërkua nga Liga si rritjen e shpërblimeve, numrit të të huajve, etj. Nga ana tjetër u ul numri i klubeve profesionist në Shqipëri. Duke ulur numrin e skuadrave të Kategorisë së Parë, ka bërë që numri i ulet i klubeve profesioniste. Kjo bën që e ardhmja e futbollit të bëhet lehtësisht e kontrollueshme nga federata dhe lehtësisht e varfër.

Faji i vetëm i FSHF është që i ka toleruar gjatë këtyre viteve, vetë klubet janë të ndërgjegjshëm për bilancet. Mund të them si ka mundësi që nuk lajnë borxhet klubet? Ka një miliard borxhe e bëjnë plan për një miliard shpenzime për futbollistë për sezonin e ardhshëm. Në UEFA nuk licencohet, nuk mund të bëhet më me raportet miqësore mes klubeve dhe Federatës. Vetë UEFA është bërë më e ndërgjegjshme për klube shqiptare, ka bërë që të mos lejojnë më abuzime të tilla. Vetë klubet duhet të jenë të ndërgjegjshme që nuk mund të ketë më miqësi, situata është që të lahen borxhet dhe të ndërtohen klube të qëndrueshme.

Më duket e vështirë që të vihet në zbatim kërcënimi i FSHF. Problemi është o duhet të tregohemi striktë, ose populist. Nëse do të tregohet strikte, paracaktohet fati i kampionatit se maksimumi 3-4 skuadra mund të plotësojnë kriteret. Kur parashikohet kush shkon në Europë, është e thjeshtë pastaj të thuash si vazhdon. Nëse tregohen populistë, do të përdorë të njëjtën skemë si zakonisht. Pjesa më e mirë që kanë borxhe, kur vjen momenti, bëjnë marrëveshje financiare me personat ndaj të cilëve u kanë borxhe, bëjnë që këto borxhe i shlyejnë për afate pesëvjeçare. Këto manovra ekzistojnë prej shumë vitesh, nëse UEFA nuk do i pranojë më, klubet nuk është se zgjidhin gjë.

Aktualisht Tirana nuk operon dot me llogaritë bankare, në situatë të tillë është e vështirë që të pretendosh që plotëson kushtet e ke aktivitet që vepron lirisht me rregullat e Federatës. Tirana duhet të rregullojë së pari pjesën e detyrimeve sidomos me bankat, se ka bllokime të të gjitha llogarive nga përmbarues të ndryshëm. Shpërndarjen e rrogave nuk e di si ka funksionuar deri tani, çdokush mund të verifikojë që ka sekuestro me llogaritë, problemi më i madh është ky element. Është një listë që kryesohet nga Seferi, në listën e detyrimeve çdo detyrim i ri është sipas radhës së borxheve, sa më i hershëm aq më parë shlyhet. Janë shlyer disa borxhe jo sipas radhës, ai i Seferit është më i komplikuar nëse e njohin apo jo, është e vjetër. Halili ka shlyer detyrimet e lindura gjatë drejtimit të tij, por kjo nuk do të thotë që duhet neglizhuar borxhi i vjetër.

Kërkesat e Ligës? Liga nuk ekziston, nuk ka peshë fare. Kjo ishte hera e parë që Liga zyrtarisht pretendonte të kishte diçka vetë. Në aspektin human ishte që të paktën të plotësonin diçka. Mënyra se si u trajtua Liga duke ia refuzuar të gjitha kërkesat ishte për të ardhur keq. Në këtë situatë i duhej të ishte e mirëkoordinuar edhe për të ruajtur imazhin. Por refuzimi tregoi që Federata ishte e prirur për t’i treguar forcën e saj. Në kërkesat e Ligës, 8 nga 10 klubet e Superiores, që mban peshën e futbollit shqiptar, kishin firmosur. Më erdhi keq si i trajtuan, kjo është pesha e Superiores, ishte mënyrë për të treguar forcën dhe trajtim i dobët që iu bë kërkesave”, tha Shehu. /vipsport.al/