Shehu: Ja ku kanë përfunduar dosjet e UEFA-s që mbërritën në Prokurori

Fation Shehu, botues i VIP Sport, ka shpjeguar në “Rubrika Sportive” se çështja e Skënderbeut në KAS ishte vendosur nga opinioni i panelit për të ndjekur të njëjtën rrjedhë mendimi të UEFA-s. Njëkohësisht, ai bëri të qartë se gafat e FSHF-së në vendimet e saj, kanë ndihmuar në dënimin e Skënderbeut.

“Studio ligjore patjetër që ka pasur shpresa, kam pasur eksperiencën time si funksionon me KAS. Para se të marrin çështjen duhet të pranojnë të marrin çështjen, se nuk do të pranojnë çdo çështje. Jam i bindur se në rastin e Skënderbeut kanë parë probabilitetin e fitores e pastaj kanë marrë çështjen. Nuk kemi të bëjmë me prova konkrete, me individë, por me bashkim i shumë elementëve që nuk janë prova konkrete por shtojnë dyshimin e arsyeshëm.

Një nga fabulat ishte se po dënohej një institucion dhe nuk ka asnjë fajtor e individ të dënuar, nga një anë është për të ardhur keq, se o do ta çosh deri në fund, ose nuk duhet bërë aspak. Në pjesën ligjore padiskutim kanë pasur shpresë. Me aq sa kam mësuar, ka qenë mbrojtje e argumentuar mirë, por pjesa është se KAS ka ngulmuar në të njëjtën filozofi dënimi si UEFA.

Federata si institucion gjatë këtyre viteve, duke nisur nga presidenti, ka qenë klubi që ka pasur marrëdhënie në mënyrë direkte. Duka ka qenë sponsor gjeneral. Një nga arsye kryesore që FSHF duhej të reagonte, qoftë edhe për të thënë diçka. Nëse do të bënte mbrojtje duhej thënë që për herë të parë u dënua një klub pa provë. Do bënte mbrojtje që jemi vend i vogël pa lobime për të mbrojtur, për të minimizuar forcën që kemi në UEFA, ose nga ana tjetër të anonte fenomenin. Në të dy këndvështrimet, federata duhej të dilte, por në heshtje dyshoj që është palë me fenomenin, jo me fenomenin. Në gjithë rastet kur media dilte me radhë me dosje trukimesh e Federata thoshte jo.

Federata do dalë do thotë e kemi marrë një vendim për Skënderbeun, pavarësisht se kur bëri deklaratë, tha nuk është vendim i formës së prerë e besojmë te pavarësia. E them me bindej të plotë, një nga arsyet se pse Skënderbeu është dënuar, është nga gabimet e rënda që ka bërë FSHF. Në këtë proces Federata me naivitetin që ka për të ndihmuar, e ka marrë vendime që shtonte ndjenjën e fajësisë. Në çdo element, kur çështja hynte edhe në moral, dukej qartësisht që FSHF mundohej në maksimum të fshehte e kamuflonte atë që ndodhte këtu. Për Skënderbeun nuk do ishte problem të dënohej 2-3 vite se do kthehej. FSHF dënoi Skënderbeun duke keqinterpretuar rregulloren, për të mos i dhënë titullin Partizanit. FSHF është implikuar në bashkërendimin e fakteve kundër Skënderbeut”, shpjegoi  Shehu.

Për dosjet e Prokurorisë
Në këtë çështje nuk kemi asnjë individ të dënuar. Dosjet që FSHF merrte nga UEFA, kanë shkuar në Prokurori. Në një takim të caktuar kohë më parë kam mësuar se çfarë është bërë më ato. UEFA  i dërgonte dosjet e dyshimta, u akumuluan dhe shkuan në kohë të ndryshme në Prokurori, janë vënë goxha njerëz në vëzhgim. Në informacionin që mora unë ka pasur edhe biseda që mund të bëhen objekt hetimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë me klube e persona përgjegjës.

Në momentin që dosjet janë vendosur stivë në dorën e një prokurori, përfshirë edhe përgjimet, ai për shkak të sasisë të madhe e ka klasifikuar si voluminoze dhe e ka shpërndarë në prokuroritë e rretheve për skuadrat specifike. Kur kanë vajtur dosjet, në rrethe nuk është proceduar, nuk është vazhduar hetimi.

Nuk di të them nëse është mbyllur hetimi, do ishte e mirë të vazhdohej se nëse UEFA nuk arrin të pastrojë futbollin nga individët, rrota rrotullohet e prapë te duart e shqiptarëve përfundon. Nuk them për rastin e Skënderbeut, por mbase do shpluhurosen këto dosje, do mendojë ndokush. Uroj që në ato përgjime të dalin të gjithë, mbase edhe në institucionin e futbollit, se të jenë rigorozë duhet të çrrënjoset e keqja nga fillimi”.  /vipsport.al/