Shaland i kënaqur me Kosovën: Jam mjaft i lumtur, më kënaq loja më shumë se rezultati  

Kosova po kalon një moment mjaft të mirë duke mbetur e pamposhtur si në ndeshje zyrtare, ashtu edhe në ndeshje miqësore. “Dardanët” kanë mundësinë e artë për të kaluar edhe në Europianin e ardhshëm duke qenë se do të luajnë në “Play Off” dhe presin që të bëjnë këtë arritje historike.

Në një prononcim për “Gazeta Express”, trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka folur në lidhje me ecurinë e skuadrës së tij deri në këtë pikë. Ai pranon se Kosova ka pasur mundësi për të bërë edhe më mirë, por shton se është i kënaqur me atë që ka dhënë deri tani.

“Jam mjaft, mjaft i lumtur. I kemi zhvilluar tri ndeshje, dy në udhëtim dhe një në shtëpi. Dhe, 5 pikë janë rezultat mjaft i mirë. Mirëpo, gjithmonë e kam thënë: nuk është vetëm tek rezultati, por se si kemi luajtur. Ne kemi bërë lojë të mirë kundër Bullgarisë në shtëpi, edhe pse kemi barazuar 1:1. Katër pikë ndaj Bullgarisë ishte diçka shumë e mirë dhe barazimi në Mal të Zi ishte OK, edhe pse kishim mundësi të fitonim, por ishte rezultat i mirë”, tha Shaland. /VipSport.al/