Sezoni rekord që zgjati gati një vit, yjet e Premier Ligës nuk kanë kohë për të pushuar

Kupa e Afrikës njohu ditën e djeshme fituesin dhe ishte Algjeria, ajo që mundi në finale Senegalin. Ylli i Mançester Sitit, Riad Mahrez arriti të triumfonte në nj tjetër kompeticion prestigjioz, por këtë radhë me ekipin kombëtar, duke mundur në finale Sadio Manen e Liverpulit.

Dy futbollistët, kanë bërë sezonin më të gjatë duke qenë se kanë luajtur për 1 vit thuajse të plotë. Sezoni i tyre, nisi në gushtin e vitit 2018 dhe kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga gushti i 2019, sezoni përfundoi. Në total, kanë luajtur 342 ditë dhe mbi 3 mijë minuta secili.

Mane ka grumbulluar në total 55 ndeshje me Liverpulin dhe Senegalin duke bërë edhe 4789 minuta ndërkohë që Mahrez ka luajtur 49 ndeshje dhe 3194 minuta. Futbollisti me rekord minutash këtë sezon, është portieri i Brazilit, Alison Beker i cili fitoi Kupën e Amerikës. Alison ka zhvilluar në total 57 ndeshje, duke luajtur për plot 5130 minuta. Koha që futbollistët kanë për të kaluar pushimet e verës, është shumë e shkurtër duke qenë se pak javë më vonë, do të nisë Premier Liga dhe duhet të fillojnë përgatitjet me skuadrat e tyre. /Erjon Allaraj-VipSport.al/