Selmani sfidon Hapoelin: Duam të fitojmë, do flasim në fushë

Gentian Selmani beson se Laçi ka shanse reale për të kaluar turin përballë një kundërshtari të fortë si Hapoel Ber Sheva. Portieri i kurbinasve, i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes, ka bërë të qartë se të gjithë besojnë se mund të arrijnë rezultat të rëndësishëm ndaj izraelitëve që shihen nga të gjithë di favoritë.

“E dimë që ata duan të fitojnë, por edhe ne duam të fitojmë. Do të flasim në fushën e lojës. E dimë që do të jetë e vështirë për ne por jemi gati, do të bëjmë më të mirën për të arritur rezultatin që kërkojmë në fund.

Shanset tona? Duhet të japim 100% në fushë. Është e vështirë por jo e pamundur. Duhet të jemi 100% e  të japim më të mirën, të bëjmë ndeshje të mirë dhe ashtu e kalojmë. Nëse nuk ia dalim të kalojmë, të bëjmë më të maksimumin për një ndeshje të mirë e pastaj të shohim se çfarë sjell”, tha Selmani. /vipsport.al/