Selmani “harron” dëmtimin: Rezultat i pamerituar, në Izrael diskutojmë kualifikimin!

Vazhdon që të bëj një paraqitje mjaft të mirë edhe në Kupat e Europës, ndërsa portieri i Laçit dhe Kombëtares sonë, Gentian Selmani ka besim se skuadra i ka shanset që të bëj mrekullinë.

Pas ndeshjes me Hapoelin, “gardiani” i kurbinasve me origjinë nga Fushë-kruja ka pohuar: “Pata një përplasje por janë gjëra që ndodhin. Gjynah që përfundoi ndeshja me këtë rezultat, pasi po merrnim fitore, por pësuam gol të pamerituar. Nuk e di më kapi në befasi pasi mbrojtësi ishte para topit. Bëmë lojë të mirë, por rezultati nuk ishte i merituar”.

Selmani flet edhe për ndeshjen e kthimit dhe beson te kualifikimi: “E dinim që do të ishte e vështirë, pasi Hapoeli ka kualitet por bëmë ndeshje të mirë dhe shpresojmë se ndeshjen e ardhshme mund të bëjmë diçka të mirë”.

Lidhur me dëmtimin dhe a rrezikon të mos luajë në Izrael, ku edhe do të diskutohet kualifikimi, portieri Selmani në fund ka theksuar se: “Nuk besoj të kem dëmtim serioz. Për momentin nuk jam shumë mirë por shpresoj të mos kem asgjë serioze”,-tha në mbyllje të prononcimit Gentian Selmani.

E.S./Vipsport.al/