Sejdini: Skënderbeu të dorëzojë shpatën, tani do të paragjykohet gjithmonë

Ish-trajneri i mirënjohur, Faruk Sejdini, mendon se dënimi i Skënderbeut nga KAS i Lozanës ishte i pritshëm nga të gjithë, edhe pse nuk e uronte askush. Në “Rubrikën Sportive” ai deklaroi se edhe nxitjet nga Shqipëria dhe “lajmet e bujshme” kishin bërë të vetën për të mbërritur ky dënim.

“Ky është lajm aq sa i keq, edhe i pritshëm se ka dy vjet që qarkullon në media,. Kjo pritej, kuptohet jo kaq i ashpër, ndoshta me ndonjë reduktim të vogël të viteve.

Në këtë sens, ndoshta edhe kryeneçësia jonë e futbollit shqiptar, qoftë e federatës, e ekipit të Skënderbeut, edhe të gjithë mjedisit që mbështetën idenë që do e falin, u mëshiruan në këtë pjesë. Nëse do të bënin hap të vetëdijshëm që edhe pak të merrnin pjesë e të dënonin ai Komisioni i Statistikës a Etikës, të bënte një hap, sado qoftë edhe simbolik, besoj edhe KAS e gjyqi që bëhet në UEFA ndoshta do të ishte më i ndjeshëm. Për neglizhencën a kokëfortësinë a në thonjëza “injorancën” bëhemi palë e dënojmë Skënderbeun.

Po ti referohemi kësaj ngjarje, duhet t’i kthehemi të shkuarës, në 20-30 vjet kanë ndodhur gjëra të çuditshme te ne. Kombëtarja shkoi në Granada e Zvicër për të luajtur, kampionati është luajtur me 12 e 10, nga 16 në 18. Njëherë ishte ministër nga Korça, isha në mbledhje tha nuk e nxjerr Korçën nga kategoria, e bëri me 20 skuadra. Kjo ishte në vazhdën e budallallëqeve., kjo kishte mbetur pa ndodhur, po të hapësh ngjarjet që do të ndodhin , ndodhi edhe kjo. Ndodhi te ne se ne edhe kur e bëjmë, e bëjmë ashtu si e bëjmë. Ndodhi se deshën të na bënin shembull në vazhdimësinë e gjithë këtyre se këta kështu janë, nuk kanë rregulla e disiplinë, e po i bëjmë shembull.

Ne jemi vendi unikal, mburremi se po bëjnë zyra FSHF, sikur do luajnë shah në zyra. Për aq sa e duam futbollin duhet të pyesim këtë vit a do bëhet kampionat shqiptar ap jo? Ke ekip që nuk janë si Luftëtari, Flamurtari, Vllaznia, Tirana e Skënderbeu. 50% nga 10 ekipet nuk janë, aktualisht janë vetëm 4 ekipet në Europë dhe rreziku i këtyre është edhe më i madh se e kanë filluar shpejt sezonin,

Çfarë të bëjë Skënderbeu tani? Skënderbeu të dorëzojë shpatën, nuk ka çfarë të bëjë më, një rrugëzgjidhje ka, nga ato tonat shqiptare, të shkojë në kategori të tretë, të ndërrojë emrin, të fillojë nga e para. Gjithmonë ky Skënderbe do të paragjykohet, ka ngërç kudo që del në renditje. Sa të kalojë këtë ndoshta si fillim ta nisë me kategorinë e tretë, të ndërrojë emër e logo”, tha Sejdini. /vipsport.al/