Sarri i do në top formë, tekniku nuk merr në turne Kostën dhe mesfushorin

Mauricio Sarri prej dy ditësh ka nisur punën për t’i dhënë formë Juventusit të tij. Tekniku, edhe pse ende nuk e ka të plotë grupin e futbollistëve, sërish idetë se te cilët lojtarë do të mbështeten bardhezinjtë i ka të qarta.

Ndryshe nga ish-trajneri Alegri, Sarri e deklaroi se Duglas Kosta do të ishte një futbollist i rëndësishëm për skemat e tij. Në këtë formë, braziliani erdhi më parë se shokët e skuadrës për t’u stërvitur në Torino, ndërsa shpreson të lejë pas sezonin e kaluar, i cili ishte i mbushur me probleme fizike. Kështu, trajneri Sarri kërkon që Kosta të arrijë sa më shpejt formën e tij, ndërsa ka vendosur të mos e grumbullojë sulmuesin në turin aziatik të skuadrës.

Në të njëjtën mënyrë, Sarri do të veprojë edhe me mesfushorin e afruar në merkato, Aron Ramsej. Ish-lojtari i Arsenalit ka vuajtur një dëmtim në fundin e sezonit dhe për të mos e ngarkuar me ndeshje, tekniku ka vendosur ta lejë në Torino. Kështu, Kosta dhe Ramsej, të dy shumë të rëndësishëm për planet e Sarrit, nuk do të nisen me skuadrën për turin aziatik, por do të qëndrojnë të rikuperohen plotësisht para fillimit të sezonit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/