Sarri e pranon hapur: Pogba më pëlqen me të vërtetë shumë, por nuk e di çfarë do të ndodhë

Dëshirat e Juventusit në merkaton e verës, janë të shumta dhe megjithëse deri më tani ka afruar disa nga futbollistët më në formë të momentit, dëshira kryesore e bardhezinjve mbetet Pogba. Mesfushori francez që ka shprehur dëshirën të rikthehet në Torino, duket se pëlqehet shumë edhe nga Sarri.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes që Juventusi ka ndaj Totenhemit në “International Champions Cup”, Sarri e pranoi se Pogba i pëlqen, por shtoi se mbetet i Junajtidit.

“Pogba më pëlqen me të vërtetë shumë por është një futbollist i Mançester Junajtidit. Unë nuk jam drejtor sportiv i Juventusit, prandaj as nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha trajneri Sarri për mediat. /Erjon Allaraj-VipSport.al/