Rinovoi kontratën me Mançesterin, De Gea kërkon nderin special nga klubi

David De Gea ka rinovuar kontratën me Mançester Junajtid, teksa edhe pas 8 sezoneve do të vazhdojë të ketë pjesë e ‘Djajve të Kuq’ deri më vitin 2025. Ndërkohë, portieri do të jetë ndër më të paguarit, teksa do të përfitojë nga kontrata e re 375.000 mijë paund në javë.

Ndërkaq, De Gea është edhe një kandidatët për të marrë shiritin e kapitenit sezonin e ri. Vetë gardiani është shprehur se do të ishte i nderuar nëse klubi do t’ia besonte këtë post të rëndësishëm. “ Kam qenë kapiten për disa ndeshje në të shkuarën. Është e mrekullueshme të jem kapiteni i një klubi si Mançesteri dhe për të mbrojtur këtë stemë.

Do të isha shumë i lumtur nëse do të isha kapiten. Është sezoni im i 9 dhe ndjehem shumë me eksperiencë. Dua të ndihmoj të rinjtë të dinë se çfarë përfaqëson Junajtid pasi kjo është e rëndësishme”, tha De Gea. Sezoni i kaluar nuk ishte nga më të mirët për spanjollin, megjithatë tashmë De Gea e ka vëmendjen nga e ardhmja.

/Egi Çabeli-VipSport.al/