Rexhinaldo nis aventurën e re: Faleminderit Shkodra dhe Shqipëria, gati të jap gjithçka

Rexhinaldo ka nisur një aventurë të re dhe ditën e djeshme është prezantuar në Kazakistan me skuadrën e Shakhtjor Karagandit. Sulmuesi nga Mozambiku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Rexhilado ka falënderuar klubin e Luftëtarit, Laçit e Kukësit për gjithçka ndërkohë që premton se do të japë maksimumin në klubin e ri.

“Nisa një cikël të ri në karrierën time. Dua të falënderoj Shakhterin për besimin që më ka dhënë. Shumë falënderime për presidentin Andrei Stepanov që më mori në këtë klub me histori. Shumë falënderime për ish-shokun e skuadrës Donjet Shkodra, që tani është sërish shoku im dhe insistoi kaq shumë që unë të vija këtu dhe që më dha çdo referencë për klubin. Vëllai im, edhe ti ke qenë shumë i rëndësishëm në zgjedhjen time.

Premtoj se do të jap më të mirën e mundshme, me shumë punë, shumë ambicie dhe shumë dedikim sidomos. Ashtu siç kam bërë, dua të ndihmoj klubin që të arrijë objektivat.

Kisha shumë oferta por zgjodha një dhe gjeta mundësinë më të mirë prandaj jam këtu. Dua të falënderoj Shqipërinë që më hapi dyert, sidomos klubet si: Luftëtari, Laçi dhe Kukësi që do të jetë gjithmonë në jetën time sepse me të fitova gjërat më të bukura në karrierë. U shpalla golashënuesi më i mirë dhe fitova Kupën e Shqipërisë”, shkruante mes të tjerash Rexhinaldo që nuk ka harruar të falënderojë edhe menaxherin e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/