Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova bëjnë mirë edhe kur nuk luajnë, fitojnë pozicione

FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin korrik, aty ku me interes pritej për të parë pozicionet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Dy skuadrat shqiptare, nuk kanë luajtur ndeshje në muajin korrik, megjithatë kanë arritur të fitojnë pozicione në klasifikimin e përgjithshëm.

Kështu, Shqipëria renditet në vendin e 64 në klasifikimin e përgjithshëm duke fituar 2 pozicione në krahasim me klasifikimin e muajit të kaluar. Shqipëria sheh vetëm një pozicion më lart Slloveninë, ndërkohë që para Shqipërisë ka edhe skuadra si Burkina Faso apo Katari, ndërkohë që ka lënë pas vetes Izraelin dhe Maqedoninë.

Një pozicion ka arritur të fitojë edhe Kosova që e sheh veten në vendin e 120, nga vendi 121 që ishte muajin e shkuar. Kosova e ka skuadrat para vetes me diferencë të ngushtë pikësh dhe nga muaji në muaj, pritet që të bëjë ngjitje sërish në klasifikim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/