Reali kërkon përgjigje për Hamesin dhe jep ultimatum, De Laurentis kërkon favorizim

Kur dukej se gjithçka ishte mbyllur për transferimin e Hames Rodrigezit te Napoli, gjërat ndryshuan duke qenë se në garë për të hyri edhe Atletiko Madrid. Kjo ndërhyrje e madrilenëve, ka ndryshuar gjithçka dhe tashmë është e paqartë se ku do të shkojë kolumbiani.

Sakaq, Real Madridi ka kërkuar nga Napoli një përgjigje brenda javës në lidhje me mesfushorin dhe Reali synon ta japë huazim me detyrim blerje për 42 milionë euro. Kjo kërkesë e Realit, nuk është shumë bindëse për Napolin që duket se nuk ka në plan të plotësojë kushtet e madrilenëve.

Sakaq, De Laurentis ka propozuar një tjetër formulë për Hamesin dhe synon ta marrë huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që topi tashmë mbetet në fushën e Realit dhe janë ata të cilët do të thonë fjalën e fundit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/