Ramsej prezantohet në konferencë: Juventusi një nga më të mirat në botë

Ditën e sotme, nëpërmjet një konference për shtyp është prezantuar zyrtarisht Aron Ramsje. Mesfushori uellsian ka deklaruar se është në një nga skuadrat më të mira në botë, ndërsa në momentin kur mësoi për interesimin e Juventusit, mendoi se kjo mundësi ishte një ëndërr. “ Jam shumë i lumtur që jam te Juventusi, një nga skuadrat më të mëdha në botë.

Nga ana fizike jam duke u përmirësuar, vazhdoj të punoj fortë për të qenë sa më shpejt gati, por nuk jam larg optimales. Kur dëgjova se Juventusi ishte e interesuar për mua, mendova se kjo mundësi ishte një ëndërr. Është edhe një sfidë për mua, pasi ndryshon mënyra e jetesës. Por, shpresoj se gjithçka do të shkoj mirë. E di që do të jetë sfiduese por jam mësuar me idenë”, tha Ramsej.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes fizike, teksa ka vuajtur nga një dëmtim në fundin e sezonit të kaluar, tekniku Sarri, ka vendosur të mos e grumbullojë Ramsej për në turin aziatik, ndërsa mesfushori do të vazhdojë të rikuperojë formën gjatë stërvitjeve në Torino.

/Egi Çabeli-VipSport.al/