Publikohet lista Europës, Teuta pa Bledi Shkëmbin trajner

UEFA ka publikuar ditën e sotme edhe listën zyrtare të lojtarëve të Teutës për ndeshjen e turit të parë në Ligën e Europës. Durrsakët do të zbresin ditën e nesërme në fushë, teksa do të ndeshen në transfertë letoneze me skuadrën e Ventspils.

Nga lista e publikuar në UEFA, bie në sy mungesa e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili ende nuk ka marrë licencën UEFA Pro. Si teknik i bregdetarëve është regjistruar ndihmësi i trajnerit Shkëmbi, Shpëtim Kuçi.

Megjithatë, trajneri korçar do të jetë në stol gjatë ndeshjes dhe do të ketë mundësin për t’i dhënë udhëzime të besuarve të tij. Sakaq, sa i përket lojtarëve, nuk ka surpriza teksa janë regjistruar të gjithë të afruarit gjatë kësaj merkatoje. Kështu, durrsakët do ta kenë grupin e plotë për të provuar kalimin me sukses në raundin pasardhës. /Egi Çabeli-VipSport.al/