Pritet vetëm zyrtarizimi, Luftëtari thuajse nuk ekziston më!

Sot është e hëna e dytë, ndërsa në Gjirokastër nuk kanë as “sy e faqe” drejtuesit që të kontaktojnë lojtarët, ashtu siç bënë një javë më parë, ndonëse jo zyrtarisht. E madje, u panë disa syresh edhe nga sezoni i shkuar që të qëndronin në qytet, por që nuk nisin dot stërvitjen.

Skuadra nuk ka as trajner, as lojtarë, as klub e as president, më minimumi duhet ë të japin një datë lojtarëve për rrogat e pa marra një vit më parë, ndërsa tashmë duket e bluzinjtë janë thuajse të falimentuar, ndonëse kjo pritet ë të ndodhë zyrtarisht pas datës 31 korrik.

Borxhe pa fund ndaj lojtarëve apo dhe të tretëve, pa harruare dhe “llogaritë’ e pambyllura me UEFA-n, në Gjirokastër e pranojnë edhe vetë se janë në greminë.

Skuadra ekziston vetëm si emër në letër, ndërsa edhe ata pak lojtarë që mund të negocionin për të vijuar të luanin ën Gjirokastër si: Demi, Açka, Rapo, Ramadani, Ymeraj e Fili janë larguar sepse askush nuk u bëri qoftë edhe një telefonatë të vetme.

Me të rinj dhe pa lekë është shumë e vështirë që të marrësh pjesë në garë, e jo më të mbijetosh në Superriore…!

E.S./Vipsport.al/