Pritej prezantimi i Grizman, por Barcelona zyrtarizon 16-vjeçarin e talentuar

Barcelona nuk mund të humbasë nga vëmendja e saj talentet. Pavarësisht se shumica prej tyre prodhohen në akademinë e klubit, La Masia, sërish dyert e katalanasve janë të hapura për të mirëpritur lojtarë të cilët mund të kenë të ardhme të madhe.

Kështu është edhe rasti i futbollistit Lui Berri, i cili i është bashkuar blaugranave nga skuadra e Uest Brom. 16-vjeçari britanik shihet si një sulmues me shumë potencial teksa ka tërhequr vëmendjen vitin e kaluar në turneun e 15-vjeçarëve, ku përfaqësoi Anglinë dhe shënoi 10 gola për 5 ndeshje. Ndërkaq, Barcelona do t’i paguajë klubit anglez shifrën prej 235.000 mijë paund.

Për Berrin kishte interesime nga disa klube europiane, ndërsa lojtari kishte kryer vizitat mjekësore te PSG, por në momentet e fundit ndërroi mendje dhe zgjodhi katalanasit. Në këtë formë, Berri do të nisë aventurën në Spanjë, teksa fillimisht do të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve të Barcelonës.  /Egi Çabeli-VipSport.al/